VMRO-DPMNE, Ramçiloviqi, dëshmi për diplomaci të partizuar
Lidhja Social Demokrate antimaqedonase....

Lidhja Social Demokrate antimaqedonase vazhdon me rrënimin e diplomacisë me punësimin e turpshëm dhe jo dinjitoz të përkdhelësve të tyre, e tani edhe me emërimin e ambasadorëve, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Emërimi i Zekir Ramçilloviqit, i dëshmuar me votën antimaqedonase në Kuvend, tashmë shpërblehet me pozitë ambasadori në Mal të Zi në mes të skandaleve korruptive si për MPJ-në ashtu edhe për Ramçilloviqin, thonë nga VMRO – DPMNE.
“Ramçilloviq, pa përvojë diplomatike, po dërgohet si ambasador në kohën kur është hapur rasti për punësimin e djalit të tij në MPB, pasi paraprakisht ishte hapur rast për gruan e tij në KSHPK për punësim në kabinetin e Ministrisë së Brendshme. Emërimi i deputetit të Lidhjes Social demokrate antimaqedonase është skandal diplomatik, në një sërë tentativash skandaloze për të emëruar në pozita ambasadore dhe konsullore figura si Frçkoski, Teuta Arifi e të tjerë” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
