Kuvendi qendror, Taravari zgjidhet ushtrues detyre i ASH- së
Kuvendi qendror i ASH-së ka zgjedhur Arben Taravarin....

Kuvendi qendror i ASH-së ka zgjedhur Arben Taravarin ushtrues detyre të kësaj partie deri në kongresin e ardhshëm që do të mbahet më 17 dhjetor, duke u konfirmuar njëherit edhe dorëheqja e kryetarit të deritanishëm, Ziadin Sela. Taravari siguroi so do të kujdeset në këto dy muaj të konsolidojë rradhët e Alencës për Shqiptarët, për t'u bërë më e fuqishme në garën politike në sfidat në vijim.
“Pas konstatimit të dorëheqjes së kryetarit me shumicë votash u vendos që unë të udhëheq ASH-në si shtrues detyre, deri në mbatjen e kongresit të jashëzakonshëm, data e të cilit u caktua 17 dhjetori. Me rëndësi të jashzakonshme është se nga ky kuvend, pas një debati të gjatë, dolëm të bashkuar dhe unifikuar. Shpresojmë të jemi shpresa e shqitarëve për ta bërë ndryshimi në republikën e RMV-së” – tha Arben Taravari, Ushtrues Detyre i ASH-së.
Paraprakisht, drejtuesi i deritanishëm i Aleancës Ziadin Sela tha se partia në fjalë është e gatshme të përballet me përgjegjësitë e së djeshmes dhe sfidat e së ardhmes. Apeloi se në Aleancë duhet të funksionojë edhe përgjegjësia për aktivistët dhe udhëheqësit, ku sipas tij, ka edhe persona që kanë punuar kundër interesit të partisë.
Që t'ju mbetet besnik votuesve, Sela njoftoi se nuk do të tërhiqet nga politika dhe se do të jetë aktiv aty ku do ta kërkojë Aleanca për Shqiptarët.
“Mendoj që ajo që e ka cilësuar aleancën është demokracia e brendshme, por si duket në ASH duhet të funksionojë edhe përgjegjësia për aktivistë dhe njerëz të cilët kanë mbajt dresin e ASH-së por kanë punuar kundër interesit të ASH-së. Si e tillë unë mendoj se ka ardh koha që të shihet dhe të matet kjo përgjegjësi” – u shpreh Kryetari i ASH-së në dorëheqje, .
Ish drejtuesi i i ASH-së Sela komentoi edhe procesin e ndryshimeve kushtetuese në kuvend.
Sipas tij Aleanca ka gadishmëri të votojë pro ndryshimeve që janë me interes shoqëror, por kërkoi nga aktorët tjerë politik të pranojnë përfshirjen e gjuhës shqipe në kushtetutë dhe shqiptarët të mos njihen me definicionin e përqindjes. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
