Lidhja Demoratike dhe VMRO-DPMNE: Të shfuqizohet sistemi i balancimit për punësim

17.09.2022 17:37

Lidhja demokratike kërkon nga qeveria....

Lidhja demokratike kërkon nga qeveria që  të mos  e rris përqindjen e nëpunësve shqiptarë në adminsitratën publike dhe të shfuqizojë  sistemin e balancimit. Pavle Trajanov kërkon që të hapet propozimi për ndryshimin e balancimit për mospunësimin e qytetarëve jorezident në shtet.

“Kuvendim do të thotë se  çdo i treti i punësuar në administratën publike, në të ardhmen duhet të jetë shqiptar, që nuk përputhet me  përqindjen e shqiptarëve që jetojnë në RMV, pra  24,3% dhe kjo do të dëmtojë  pasqyrën etnike të adminsitratës shtetërore, në dëm të komuniteteve të tjera” – u shpreh Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike.

Edhe VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e  sistemit  të balancimit. Sipas tyre, kjo metodë diskriminon  personat që kanë shkathtësi dhe kualifikim për një vend të caktuar në adminsitratë.

“Përvoja dëshmon se  sistemi i deritansihëm përveç se  nuk prodhon kualitet, ai nuk është edhe i drejtë. Është koha të krijojmë sistem për qytetarët dhe jo sistem për disa partiak të fuqishëm politik. RMV-së i duhet administratë që do të ofron shërbime cilësore dhe jo administratorë të cilët pa kualitet do t'ju shërbejnë fuqive poltike” – tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë kur partitë politike  trokasin  në dyert e qeverisë me kërkesa të këtilla, nga ministria për shoqëri informative insistojnë që  në institucionet shtetërore, numri i të punësuarve të përfshijëë   31,4 përqind  nga etniteti shqiptar.(Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)