Futboll

Shkëndija cakton 6-të miqësore në Antali

20.01.2015 18:44

Deri sa Shkëndija vazhdon përgatitjet dimërore në Tetovë, kryesia ka përcaktuar orarin e ndeshjeve kontrolluese që do të zhvillohen në fazën e dytë në Antali...

Shkëndija do luajë 6 takime kontrolluese, gjatë të cilave do të kërkohet komponimi sa më i mirë i skuadrës.
 
Futbollistët e Shkëndijës vazhdojnë përgatitjet dimërore tani më me intenzitet të shtuar, pas ditëve të para kur më shumë futbollistët ishin nënshtruar testimeve mjekësore dhe kondicionale.
 
Ekipi tani është i kompletuar, pasi prej të dielën me skuadrën punon braziliani Stenio Zhunior, i cili të martën kaloi testet mjekësore së bashku me përforcimin e fundit Bllagoja Todorovski, ndërkohë nga e enjtja me ekipin pritet të bashkohet edhe sulmuesi kamerunas Idrisou.
 
Stafi teknik ka në plan të vazhdojë me seancat stërvitore në Tetovë deri me 25 janar, ndërsa më 26 janar ekipi udhëton drejt Antalisë së Turqisë.
 
Ekspedita ‘kuqezi’ do të qëndrojë në kompleksin e hotelit ‘Kervansaray Lara’, ndërsa përveç seancave të rregullta stërvitore tani më janë caktuar edhe zyrtarisht 6-të ndeshjet kontrolluse që ekipi do t’i zhvillojë në tokën turke.
 
Takimin e parë Shkëndija do ta zhvillojë më 30 janar kur përballë do të kenë FC Dordoin nga Kyrgistani. Më 2 shkurt ‘kuqezinjtë’ takohen me FC Pecsi të Hungarisë, në ndeshjen që sjell duel trajnerësh të miqve të vjetër, Ardian Koznikut dhe Robert Jarnit.
 
Një ditë më vonë rival i Shkëndijës do të jetë FC Kolkheti nga Gjeorgjia, ndërsa më 6 shkurt kundërshtar është ekipi i Ligës së Dytë të Azerbejxhanit, FC Qaradag.
 
11 shkurti është rezervuar për testin me Metalurg Zaprozhjen e Ukrainës, ndërsa takimi i fundit kontrollues në Antali është paraparë më 15 shkurt kundër ekipit të njohur nga Korea e Jugut, FC Pohang Steelers. kfshkëndija
 
Orari i ndeshjeve të Shkëndijës në Antali:
30.01.2015 FC Dordoi nga Kyrgyzstani
02.02.2015 FC Pecsi nga Hungaria
03.02.2015 FC Kolkheti nga Gjeorgjia
06.02.2015 FC Qaradag nga Azerbejxhani (Liga e Dytë)
11.02.2015 FC Metalurh Zaporizhya nga Ukraina
15.02.2015 FC Pohang Steelers nga Korea Jugore