Dimri i vështirë i paralajmëruar, qytetarët të shqetësuar nga kriza energjetike

18.09.2022 13:46

Dimri i vështirë i paralajmëruar....

Dimri i vështirë i paralajmëruar në prag. Kriza energjetike shqetëson skajshmërisht qytetarët në vend.

“A do të kemi mjaftueshëm rrymë, a do të mund të ngrohemi gjatë dimrit, si do të mund ti përballojmë çmimet e larta të energjisë elektrike. Këto janë pyetjet më të shpeshta të cilat ditëve të fundit po i parashtrojnë qytetarët”

Madje, qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se që tani nuk po munden ti përballojnë faturat e larta.

Qytetarët kanë frikë se do të ketë restrikcione të energjisë elektrike gjatë dimrit, ndërsa ata që ngrohen me dru ankohen se edhe çmimet e drurit janë rritur skajshmërisht.

“Si e pritni ju këtë dimër?” Si e presim, me shumë vështirësi, shumë keq”

 “Si qytetarë shumë rëndë është për rrymë. Nuk mundemi ti përballojmë. 5 mijë denarë ishin bërë drunjtë. Nuk qëndrohet kështu”

“Dimri i vështirë se edhe druri i shtrenjtë, edhe rryma shtrenjtë, krejt shtrenjtë. Qysh tash ja kanë nisë me i ndalë nga pak diku”

“Është shumë shtrenjtë”

“Po kemi frikë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Për tu përballur me krizën energjetike qeveria ka shpallur gjendje krize në sektorin energjetik. Autoritetet sigurojnë se shteti ka siguruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, e cila do ti plotësoj kërksat e amvisërive dh kompanive. (Ersan Pajaziti, TVM2)