Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe, studentët të regjistrohen, ka edhe dy afate
Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe....

Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi po përballet me një ulje drastike të studentëve të rinj të interesuar për studime në këtë katedër.
Për dallim nga vitet e tjera ku janë pranuar mbi 100 studentë të rinj, në afatin e parë të regjistrimit këtë vit janë pranuar vetëm 13 studentë, sepse interesimi ka qenë tejet i dobët.
Ky fakt është tejet shqetësues thekson Profesoresha universitare Ajtene Qamili, sipas së cilës kjo katedër dhe universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” ka prodhuar kuadrot më cilësore në vend.
Fillon edhe afati i dytë i regjistrimit, UT, UNT disponojnë me vende të lira
Për këtë ka ndikuar edhe migrimi i rinisë por edhe ulja e natalitetit, por meqë në këtë katedër ka afat të dytë dhe të tretë, ftohen studentët të aplikojnë sepse ka numër të madh të vendeve të lira.
“Të gjithë ata që kanë mbetur të zhgënjyer në Univeristete tjera, aty ku kanë dashur kanë porovuar apo aplikuar apo nuk kanë pasur janë mbushur vendet, që janë plotësuar në tjera fakultete unë them që ata lirisht mund të aplikojnë këtu, sepse ka vende të lira dhe nuk ka konkurencë për momentin, nuk ka luftim për mesataren lirisht le të aplikojnë të shohin se si shkon procedura dokumentacionin në formë elektronike nëse këtë nuk e bëjnë vet administratorët e caktojnë një ditë për tu ndihmuar” – tha Profesoresha universitare, Ajtene Qamili.
Të gjithë studentët që do të regjistrohen në drejtimin për përkthyes do të përfitojnë edhe bursa, ndërsa perspektivat pas mbarimit të fakultetit janë të mëdha.
“Kemi nevojë në të gjitha institucionet të kemi përkthyes dhe redaktor të gjuhës shqipe dhe ata me këtë diplomë dhe të marrin çertifikata më vonë shpresojmë edhe licenca” – u shpreh Profesoresha universitare, Ajtene Qamili.
Vende të lira për regjistrimin e studentëve ka edhe në Universitetin e Tetovës ku afati i dytë i regjistrimit do të jetë nga 13 deri më 16 shtator, dhe në UNT ku afatii dytë i regjistrimit do të mbhet prej 12 deri më 15 shtator. (Flutura Latifi, TVM2)
