Botë

Rreth 800.000 njerëz nga Ukraina kanë ikur në Rusi

20.01.2015 19:03

Numri i banorëve nga Ukraina juglindore, të cilët i kanë braktisur shtëpitë e tyre nga fillimi i luftimeve dhe tani janë në Rusi...

Numri i banorëve nga Ukraina juglindore, të cilët i kanë braktisur shtëpitë e tyre nga fillimi i luftimeve dhe tani janë në Rusi, është mbi 800.000, kumtoi Shërbimi federal i migrimit (SHFM).
 
Sipas të dhënave nga SHFM, nga fillimi i vitit çdo ditë në Rusi mesatarisht hyjnë rreth 1.200 banorë nga Ukraina juglindore.
 
"Deri sot mbi 276.000 njerëz, të cilët kanë arritur nga Ukraina kanë kërkuar të marrin statusin e refugjatëve dhe u është dhënë strehim i përkohshëm. Çdo ditë rreth 500 veta parashtrojnë kërkesa të tilla në SHFM. Numri më i madh i qytetarëve ukrainas janë nga qytetet Centralnija, Privolzhkija dhe nga rrethi jugor federal, theksohet në kumtesën e SHFM-së.
 
Në Federatën ruse vendbanim të përkohshëm deri tani kanë marrë rreth 150.000 qytetarë nga Ukraina./mia