VMRO-DPMNE: Kovaçevski ka shmangur shërbimin ushtarak
VMRO-DPMNE e quan kryeministrin Dimitar Kovaçevski....

VMRO-DPMNE e quan kryeministrin Dimitar Kovaçevski dezertorë sepse në vitin 2001 sipas tyre, ai ka refuzuar shërbimin ushtarak, me dëshmi se nuk është i aftë. Opozita maqedonase kërkon nga i pari i ekzekutivit ta lëshojë pozitën e kryeministrit, ose në të kundërtën do të publikojnë gjëra të panjohura deri më tani për opinionin.
“I bëjmë thirrje Kovaçeskit dezertorë që në afat prej 24 orësh të tregojë nëse me të vertetë ka ikur dhe është i paaftë përgjithmonë, ose nëse ka gënjyer përpara institucioneve dhe mjekëve?! Le të del dhe të tregon, sepse në të kundërtën do të publikojmë gjithçka që kemi. Nëse me të vërtetë është i paaftë përgjithmonë, atëherë duhet të tërhiqet nga pozicioni i kryeministrit menjëherë” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.
LSDM: VMRO-DPMNE shpërqëndron, i brengos tenderi
LSDM me përgjigje ndaj VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti theksojnë se "i dezertuar" është Kovaçki dhe se trillon gjëra, me qëllim që të defokusohen qytetarët për ndarjet në rradhët e opozitës dhe për tenderin prej 136 milion eurosh, për çka filloi edhe përçarja mes kryetares së Shkupit Danella Arsovskës dhe VMRO-së.
“Shihet qartë se po mundohen të shfokusojnë vetëm e vetëm të mos përgjigjen për atë që presin qytetarët. Hristijan Mickovski apo kryetari i mprehtë i qytetit , së bashku me VMRO-DPMNE-në, përmes trillimeve përpiqen të shpërqëndrojnë dhe defokusojnë për atë që po ndodh në VMRO-DPMNE, respektivisht ndarja që po ndodh me Danella Arsovskën dhe ajo që po ndodh sot me Nikolla Micevskin” – u shpreh Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
LSDM kërkon nga institucionet gjegjëse që të zbardhin rastin me tenderin e dyshimtë dhe të pasojnë përgjegjësitë juridike për ata që do t'I fajësojnë organet gjyqësore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
