"Dita e hapur” e pacientëve me dializë, 6 milion trajnime në vit
Në Maqedoninë e Veriut 1000 qytetarë jetojnë me dializë....

Në Maqedoninë e Veriut 1000 qytetarë jetojnë me dializë, ku 200 prej tyre e vazhdojnë jetën me organ të donuar. Ata për çdo ditë marrin trajtimin e tyre në nëntë qendra për dializë.
Në nivel vjetor realizohen 5, 9 milion trajtime, ndërsa për të sëmurët me veshkët kujdesen 54 profesionistë, theksuan mjekët nefrolog në "Ditën e Hapur" për pacientët me dializë.
Pacientët e sëmurë thonë se dializa është forma që ju ndihmon të jetojnë, por nën respektimin e rreptë të rregullave.
“Kreatinën e kam pasur 300. Një vit ishim në klinikë në nefrologji. Të gjithëve aty u jam falënderues për terapitë për të më shpëtuar, megjithatë kreatinа arriti në 800”.
“Isha pacient me dializë. Nje thirrje telefonike ma ndryshoi tërë jetën. Më thirrën për transplant, kishin gjetur organ të një donatori” – thanë disa nga pacientët e intervistuar nga TVM2.
Jeta e këtyre personave është e rëndë, por ne bëjnë gjithçka për t'ua lehtësuar sadopak gjendjen e shëndetësore, theksojnë mjekët nefrolog.
“Në vazhdimësi jemi në kontakt me mjekët amë të tyre si dhe me shtëpitë shëndetësore ku duhet të shkojnë pacientët tanë. Vazhdimisht kontaktojmë edhe familjarët e tyre dhe jemi këtu për bashkëpunim. Jemi të hapur gjithmonë për bashkëpunim, për mënyrën e ushqimit dhe për të gjitha nevojat e tyre” – tha mjekja, Zorica Medarova.
“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që ti informojmë pacientët dhe familjarët e atyre pacientëve me probleme kronike me veshkët e që janë para fazës së dializës; t'ju tregojmë për zhvillimin e dializës dhe për atë çka ka bërë qendra për dializë, Diaverum në 3 vitet e fundit. Ne bëjmë gjithçka që pacientët të kenë jetë të mirë” – deklaroi Drejtori i Qendrës për dializë, Dimitar Klisarovski.
Për trajtime bashkëkohore duhet të ndiqen dhe realizohen standartet botërore dhe metodat më të sofistikuara, thonë profesionistës e fushës së nefrologjisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
