Micevski për ndryshimet kushtetuese: Jemi “për”, por pa kushtëzimet e Sofjes
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski....

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se partia e tij nuk planifikon nismë tjetër për referendum pasi sipas tij çfarëdo nisme do të refuzohej përsëri nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Ai shton se VMRO-DPMNE-ja nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kundër çështjeve të tjera të hapura në Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Ne absolutisht nuk jemi kundër bullgarëve dhe jo vetëm kundër bullgarëve, por edhe të tjerëve për përfshirjen në Kushtetutë. Megjithatë, ne këtu nuk mbarojmë me problemin, ja nëse thoni hapjen e kushtetutës dhe përfshirjen e tyre në të. Ne kemi kornizë dypalëshe negociuese, ku problemi bilateral i cili u përhap viteve të fundit me nënshkrimin e marrëveshjes së famshme me Bullgarinë për fqinjësi të mirë, u paraqit si problem. Në vitin 2008 Bullgaria hyri në BE. Me hyrjen në BE nënshkruan dokument se nuk ka çështje të pazgjidhura me fqinjët. Nga dolën tash këto probleme që na tangojnë neve?!” – u shpreh Koordinatori i GP të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
