Botë
Së paku 65 veta kanë humbur jetën nga sulmi ajror ndaj një tregu në një fshat sirian
20.01.2015 19:31
Së paku 65 persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmin e sotëm ajror të forcave ushtarake ajrore siriane ndaj tregut të kafshëve në një fshat...

Së paku 65 persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmin e sotëm ajror të forcave ushtarake ajrore siriane ndaj tregut të kafshëve në një fshat, i cili gjendet në territorin e kontrolluar nga grupi Shteti Islamik (SHI), kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër.
Në tregun në fshatin Hansa në momentin e sulmit gjendeshin disa mijë tregtarë dhe blerës nga vendet në afërsi./MIA
