Ulen ndjeshëm temperaturat në Maqedoni, moti sot me vranësira të pjesshme
Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë për këtë pjesë të vitit, ndërsa gjatë ditës do të jetë mot me diell dhe me vranësira...

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë për këtë pjesë të vitit, ndërsa gjatë ditës do të jetë mot me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale, kryesisht në pjesët veriore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, vetëm në pjesët perëndimore era do të jetë nga drejtimi perëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 18 deri në 25 gradë Celsius. UV=6.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të punës moti do të jetë i qëndrueshëm me mëngjese të ftohta dhe temperatura gjatë ditës që do të jenë nën mesataren për këtë pjesë të vitit.
Nesër do të fryjë erë e fortë jugore, në pjesët perëndimore do të intensifikohet era perëndimore, e më pas deri të enjten era e fuqishme do të intensifikohet gjatë ditës dhe do të jetë nga drejtimi verior. Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për paraqitje të reshjeve të shiut.
