Maqedoni
Gjendja e rrugëve në Maqedoni
19.09.2022 09:36
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje...

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, është e hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me peshë totale deri në 3.5 tonë.
