Panair për punësim në Tetovë
Në Tetovë sot do të mbahet panairi i fundit nga karvani i panaireve për punësim në organizim të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, në të cilin do të prezentohen kompanitë për prodhimtari, bankare dhe shërbimet për sigurim si dhe veprimtari të tjera...

Panairi është mundësi që qytetarët të fitojnë shansin dhe ta gjejnë pozitën punuese të radhës e cila do ta pasurojë përvojën e tyre të punës dhe karrierën, pa dallim nëse bëhet fjalë për persona të papunë momentalisht apo për persona të punësuar të cilët janë në kërkim të një pune më të mirë.
Në panair të pranishëm do të jenë edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, kryetari i Odës ekonomike Veriperëndimore të Maqedonisë, Menderes Kuçi, drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski, udhëheqësi i APRM Tetovë, Tomisllav Trifunoski dhe përfaqësues të Programit për zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP).
