Maqedoni

Nju Jork: Asamblea e 77-të të KB-së, Kovacevski kryeson delegacionin e RMV-së

19.09.2022 11:24

Kryeministri Dimitar Kovaçevskiprej po kryeson delegacionin qeveritar që merr pjesë...

Kryeministri  Dimitar Kovaçevskiprej po kryeson delegacionin qeveritar që merr pjesë në Punimet e Asamblesë e 77 të përgjithshme të OKB-së  në Nju-Jork.
 
Në përbërje të delegacionit janë ministri i jashtëm, Bujar Osmani, përfaqësuesi i përhershëm i RMV-së pranë OKB-së në Nju-Jork, Ljubomir Fërçkovski, si dhe këshilltari për punë të jashtme, Edmond Ademi.
 
Sipas agjendës, Kryeministri Kovaçevski do të flasë në Samitin për transformim të arsimit nën patronatin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Guteresh dhe UNESKO-s. Debati do të jetë në drejtim të avancimit të sistemeve arsimore në vende përmes proceseve reformuese të cilat do të sigurojnë arsim cilësor dhe të kapshëm për çdo fëmijë.
 
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeminstri do të marrë pjesë dhe flasë në Takimin e nivelit të lartë me rastin e shënimit të 30-vjetorit të miratimit të Deklaratës për të drejtat e personave të cilët u takojnë pakicave nacionale, apo etnike, fetare dhe gjuhësore.
 
Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kryeministri Kovaçevski është ftuar dhe do të marrë pjesë në pritje tek presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden.