Botë

Rrugët e Londrës mbi 10 mijë forca policore, rrugëtimi i fundit i mbretëreshës Elisabeth!

19.09.2022 11:46

Mbretëresha Elizabeth II, varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore...

Mbretëresha Elizabeth II, varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.
 
Këtë mengjes arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për rrugëtimin e saj të fundit. Pas lutjeve në Kishën e Uestministerit , Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.
 
Kjo ditë cilësohet si dita më emocionale  për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar 60 vitet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill.Qindra mijëra persona kanë dalë në rrugët e Londrës nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes.
 
Ndërkaq, miliona të tjerë në mbarë botën pritet të përcjellin ceremoninë mortore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta. Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Fronin e ka trashëguar djali i saj i madh, Charles, i cili tani njihet me emrin Mbreti Charles III.
 
Në varrim do të marrin pjesë politikanë të ndryshëm, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden. Në mesin e 500 liderëve botërorë do të jenë edhe ata të Italisë, Gjermanisë, Izraelit, Koresë së Jugut, Irlandës dhe liderët e 56 shteteve të Komenuellthit. Por, ka edhe nga ata që nuk janë ftuar. Për shkak të raporteve të tensionuara.
 
Në vend të disa krerëve të disa shteteve për shkak të raporteve të tensionuara ne ceremonine e varrimit marrin pjesë ambasadorë, sikurse të Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut. As Rusia dhe as Bjellorusia janë në mesin e shteteve që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.