Botë

Ukrainë, Mykolaiv: Rusia, raketa mbi termocentralin bërthamor

19.09.2022 12:08

Ushtria ruse nisi një sulm me raketa mesnatën e sotme në zonën industriale të centralit bërthamor...

Ushtria ruse nisi një sulm me raketa mesnatën e sotme në zonën industriale të centralit bërthamor ukrainas të Pivdennoukrainsk, në rajonin jugor të Mykolaiv.
 
Në një deklaratë të kompanisë shtetërore bërthamore ukrainase thuhet se shpërthimi i fuqishëm ndodhi vetëm 300 metra larg reaktorëve , me crast vala goditëse dëmtoi ndërtesat e uzinës.
 
Janë shkyçur edhe tre linja të tensionit të lartë”.Bombardimet ruse gjithashtu kane vijuar në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës lindore: raketat në Nikopol dëmtuan strukturat e ujit, linjat e energjisë elektrike dhe ndërtesat e banimit.
 
Në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse lëshoi tetë raketa në Zaporizhzhia, një qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet vendi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Ende nuk ka informacion për viktima apo të plagosur.