Botë

Tajfuni Nanmadol, urdhërohet evakuimi i 8 milionë banorëve

19.09.2022 12:30

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e mbi 8 milionë banorëve në rajonet jugore dhe perëndimore...

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e mbi 8 milionë banorëve në rajonet jugore dhe perëndimore të vendit për shkak të tajfunit Nanmadol, i cili konsiderohet si një ndër më të fuqishmit që ka goditur vendin.
 
Momentalisht, tajfuni me erëra deri në 250 km në orë dhe shira të dendur, ka goditur rajonin e Kyushu.
 
Agjencia Meteorologjike Japoneze paralajmëron banorët të kenë kujdes nga era, e cila pritet të bëhet edhe më e fortë.
 
Nanmadol është stuhia e 14-të gjatë këtij viti, që qendra e përbashkët për paralajmërimin e tajfuneve të marinës amerikane e klasifikon si supertajfun.