Maqedoni

VMRO-DPME: Kovaçevski ëhtë i paaftë ose ka gënjyer

19.09.2022 13:36

VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski...

VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski duke akuzuar se ka shmangur shërbimi ushtarak duke u arsyetuar me një dokument nga mjeku se është i paaftë për kryerjen e ushtrisë. 
 
Sipas tyre Kovaçevski ose e ka keqpërdorur ndikimin e babait të tij i cili atëherë ishte kryetar i Kumanovës dhe ka marrë mendim të rremë të mjekëve, ose ai me të vërtetë është i paaftë.
 
“Nëse Kovaçevski ka gënjyer për situatën shëndetësore, atëherë ne në krye të shtetit kemi një gënjeshtar patologjik. Nëse ka gënjyer që të shmangë shërbimin ushtarak duke u bërë i paaftë, atëherë nuk mund të paramendojmë për çka tjetër mund të gënjejë. Nëse Kovaçevski me të vërtetë është i paaftë, nuk e dimë nëse ajo gjendje te ai ka përparuar dhe nëse ai është plotësisht funksional që t’i kryejë detyrat shtetërore”, theksoi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
 
Kovaçevski: VMRO përpiqet të mbulojë turpin dhe krimin e tyre
 
Por në reagimin e tij me shkrim kryeministri dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski  thotë se vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar mund të abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt.  Sipas tij VMRO-DPMNE nuk zgjedh mjetet për të larguar vëmendjen e publikut nga skandalet e mëdha korruptive dhe turbullirat në partinë e tyre. Nuk habitem nga gënjeshtrat, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet nga VMRO-DPMNE thotë Kovaçevski.  
 
“Asnjëherë nuk jam larguar apo ikur nga përgjegjësia e shërbimit ushtarak. Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt dhe operacionin e 20 viteve më parë për të mbuluar turpin dhe krimin e tyre. Nuk habitem për të gjitha gënjeshtrat e tjera, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet nga VMRO-DPMNE. Ata nuk ndryshojnë, dhe skandalet në qytetin e Shkupit vetëm konfirmojnë se partia jo vetëm që nuk reformohet, por edhe kriminalizohet.” thuhet në reagimin me shkrim të Kovaçevskit.
 
NAIM RAMADANI