Kuvendi do t'i konfirmojë propozim-amendamentet kushtetuese

21.01.2015 10:09

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 30-të në të cilën duhet të prononcohet për tetë propozim-amendamentet e Kushtetutës...

Deputetët së pari do të votojnë për konfirmimin e edhe të katër nga propozimet  për çka është e nevojshme shumicë e thjeshtë  dhe pastaj me 82 vota gjegjësisht shumicë prej dy të tretave do të votohet individualisht për secilin nga amendamentet e propozuara. Shumicë prej dy të tretave është e nevojshme edhe për votimin e Ligjit kushtetues.

Në seancën e djeshme, Kuvendi i konfirmoi propozim-amendamentet XXXIII, i cili ka të bëjë për martesën dhe XXXIV për zonat financiare ndërkombëtare, XXXV me të cilin ndryshon emri i  Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë dhe XXXVI me të cilin Enti shtetëror për revizion bëhet kategori kushtetuese, ndërsa e përfundoi edhe debatin për XXXVII amendament me të cilin përcaktohet deficiti i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë që të mos e tejkalojë pragun prej tre për qind, ndërsa debia publike të mos mund të jetë më e madhe se 60 për qind nga bruto prodhimi vendor.

Mbetet të shqyrtohen amendamentet të cilat janë të lidhura për vendosjen sipas padisë kushtetuese e parashtruar nga personi fizik ose juridik, si dhe për mënyrën e punës dhe procedurës para Gjykatës Kushtetuese.

Pas përfundimit të seancës kuvendore për Propozim amendamentet kushtetuese do të mbahet vazhdimi i seancës së 11-të të Kuvendit në të cilën pika e vetme e mbetur është Propozim ligj shtesë për kundërvajtje, në lexim të dytë.