Maqedoni

Tre antarët e K.Gj dhanë deklaratë soleme: Do të punojm për ta kthyer besimin e qytetarëve

19.09.2022 14:34

Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova, Zoran Gerasimovski dhe Ivica Nikolovski...

Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova, Zoran Gerasimovski dhe Ivica Nikolovski, dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.Thanë se do të do të angazhohen për rritjen e besimit të qytetarëve në këtë institucion dhe se do të implemntojnë kriteret gjatë përzgjedhjes së gjykatësve. Edhe pse sipas hulumtimeve të fundit besimi në gjyqësorin është vetëm 8%, ata do të zotohen për pavarsi më të madhe nga politika apo biznesi.
 
“Duhet të punohet në ndëritmin e masave me të cilat do të rritet besimi dhe kjo gjithsesi pjesërisht do të jetë me marrjen e masave konkrete në lutën kundër korrupsionit për të cilën po flitet.”, tha Mirjana Radevska-Stefkova, antare e Këshillit Gyqëor.
 
“Puna e parë do të jetë ta realziojmë planin e veprimit të Këshillit Gjyqësor për korrupsionin dhe shpresoj që i njeti të zbatohet në tërësi.”, tha Zoran Gerasimovski, antarë i Këshillit Gjyqësor.
 
“Do të zotohemi për respektimin e kritereve që janë të nevojshme dhe me ndikim gjatë zgjedhjes së gjykatësve  dhe avansimin e tyre në karierën gjyqësore. Shpresojmë të japim kontributin tonë në përforcimin e besimit ndaj gjyqësorit.”, tha tha Ivica Nikolovski, antarë i Këshillit Gjyqësor.
 
Sipas Radevska-Stefkovës, duhet të avancohen kuadro cilësore sepse kjo do të kontribuojë edhe për në pikëpamjen e ndryshme të opinionit ndaj gjyqësisë. Thekson se gjykatësit që largohen nga Akademia janë të gatshëm për punën e tyre, por ka gjithashtu ka edhe një seri kuadrosh të cilët kanë mbetur në pozita më të ulëta, ndërsa janë gjykatës të mirë. Mungesë të gjykatësve ka në të gjitha shkallët në gjyqësi dhe ato vende do të duhet të plotësohen, thotë Radevska Stefkova, e cila në vërejtjen se me numrin e gjykatësve jemi mbi praktikën evropiane thekson se me siguri duhet të mendohet për rrjetin dhe organizimin gjyqësor. Ka gjykata të stërngarkuara dhe të tjera që nuk kanë punë shtoi Radevska.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI