Maqedoni

LSDM akutza VMRO-së, zënka për skandali korruptiv 136 milion euro

19.09.2022 14:48

Para gjasht muajsh përkatësisht në mars të këtij viti Hristian Mickovski ka deklaruar se ka biseduar për 100 autobus...

Para gjasht muajsh përkatësisht në mars të këtij viti Hristian Mickovski ka deklaruar se ka biseduar për 100 autobus të ri për nevojat e Ndërmarrjes publike transportuese të Shkupit. Duke u vendosur në Rolin e kryetarit të Shkupit ai fliste në emër të kandidates së tij, tani kryetare e Shkupit Danella Arsovska, thonë nga LSDM. Sips kësaj partie tani gjashtë muaj më vonë, nuk ka asgjë nga 100 autobusët elektrikë të paralajmëruar në mënyrë spektakolare nga Mickoski.
 
“Kaluan disa muaj, ndodhi skandali korruptiv që peshon 136 milion euro, zënka dhe kundërshtime brenda VMRO-DPMNE-së. Emrues i përbashkët i të gjitha këtyre skandaleve janë paratë dhe biznes inteesat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit dhe asgjë tjetër. Pas u zunë me Arsovskën, doli në pah se kryebashkiaku nën hije Mickoski dhe kuadrot e tij si Perinski janë kapur me duart në mjaltë.  Gjashtë muaj më vonë, nuk ka asgjë nga 100 autobusët elektrikë të paralajmëruar në mënyrë spektakolare nga Mickoski.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
 
A janë arsye për këtë paratë dhe interesat e biznesit të Mickoskit dhe disa njerëzve rreth tij në VMRO-DPMNE? – pyeti Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. 
 
VMRO-DPMNE: Arsovska në anën e LSDM-së për shkak të padive
 
Por nga VMRO kanë akuzuar kryetaren e Shkupit se është udhëheqëse e kualicionit dezertues me LSDM-në, e kërcnuar me disa padi penale punon për Kovaçevskin. 
 
“Kryetare e dezertuar e ulur pranë LSDM-së, për të paktën dy padi penale të sajë, njëra për skandalin me stacionin filtrues për qytetin e Shkupit dhe e dyta për djegjen e veturës së kryetares së Odës Ekonomike, ku Arsovska është theksuar si fajtore kryesore për këtë vepër. Nga takimet e fshehta të Kovaçevskit dhe krerëve të Lidhjes Social Demokrate, janë dakorduar Arsovska të jetë në krye të kualicionit të sapoformuar kleptoman dhe si këmbium paditë ndaj sajë të përfundojnë në ndonjë syrtarë.”, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
Sipas kësaj partie LSDM i ka paguar Arsovskës edhe billbordët kundër VMRO-së dhe nuk kërkon dorëheqjen e sajë. 
 
FLUTURA LATIFI