Maqedoni

Zgjedhja e Gjykatësve Kushtetues, opozita kundër Joveskit me fjalime maratonike

19.09.2022 15:01

Deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE janë kundër propozimit që kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski...

Deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE janë kundër propozimit që kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski të zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Për të penguar zgjedhjen e Joveskit, opozita frenon punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duke mbajtur fjalime maratonike, ndërhyrje procedurale dhe duke kërkuar pauza të shpeshta. Situatë e tensionuar edhe në vazhdimin e 19-të të seancës së 13-të.

“Ljubomir Jovevski nuk do të bëhet gjykatës kushtetues dhe këtë duhet t’ua tregoni atyre që ju japin udhëzime. Shpresoj se e keni kuptuar se sat ë qëndrueshëm jemi kur bëhet fjalë për çështje me interes shtetëror.”, tha Lidija Petkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
 
Kryetarja e komisionit hodhi poshtë pretendimet e deputetëve të opozitës për shkelje të Rregullores, madje edhe për pauza në mes fjalimit. Sipas Georgievskës, ajo që kërkon opozita është preçedencë.  
 
“Nëse keni vendosur të flisni në mënyrë maratonike, jini të vetëdijshëm dhe përballuni me flijimin se do të flisni me orë, veprim që kërkon të kontribuoni si personalitete përkatësisht si deputetë të këtij Kuvendi.”, tha Marija Georgievska, kryetare e Komisionit për Zgjedhje.  
 
Një atmosferë e ngjashme me fjalime maratonike në Komisionin për zgjedhje dhe emrime, po mbretëron prej disa ditësh. 
 
SHPËTIM NUREDINI