Maqedoni
Komuna Qendër e Shkupit, zjarr në disa objekte, nuk ka të lënduar
19.09.2022 15:17
Disa objekte të vjetra janë djegur thuajse tërësisht nga zjarri që ka rënë rreth mesditës...

Disa objekte të vjetra janë djegur thuajse tërësisht nga zjarri që ka rënë rreth mesditës në bulevardin "11 Tetori" pranë Fabrikës së Duhanit në Shkup, por sipas burrimeve nga institucionet viktima në njerëz nuk ka. Pas shpërthimit të zjarrit, pas disa minutave kanë arritur në vendin e ngjarjes shërbimet e zjarfiksave, i cili më pastaj është vendosur nën kontroll. Sipas Komandantit të shërbimeve të zjarfiksëve Zvonko Tomevski, është interventuar me 6 makina dhe 20 zjarfikës, sepse bëheshte fjalë për vend urban, ku kishte edhe lokale të tjera përreth.
“Falë reagimit të shpejtë të kolegëve është parandaluar përhapja e zjarrit në objektin fqinj dhe shkaktimi i dëmeve materiale shtesë. Nuk mund të themi se si filloi zjarri. Nga sa na thanë, ishte pjesë e një objekti të braktisur, dikur ka qenë ambiente pune. Ajo që na thanë ishte se në ndërtesë strehoheshin njerëz të pastrehë. Është kontrolluar objekti, nga sa kemi gjetur fillimisht brenda, nuk ka persona, nuk ka të lënduar, gjë që është më e rëndësishmja në gjithë intervenimin.”, tha Zvonko Tomevski, komandanti i zjarrfikësve në Shkup.
Këto baraka sipas Kryetarit të Komunës Qendër janë shfrytëzuar nga persona të vendosur në mëmyrë ilegale.
“Deri tek organet e Komunës para disa muajsh, respektivishtë deri tek shërbimet e inspektimit ka arritë një njoftim se në ato baraka ilegalishtë jetonte një familje. Shërbimet kanë marrë masa për dëbimin e familjes nga lokali. Kemi informacione se ka disa muaj që banon në objekt, por derisa të përfundojë hetimi nuk duam të specifikojmë shkaqet e zjarrit. Ky është zjarri i tretë në Komunë që kur jam kryetar komune, njëri ka qenë në Park ku ka marrë flakë kazerma e Gjykatës, i dyti në Treskë dhe tani është zjarri i tretë. Sipas informacioneve tona, arsyet e të tre zjarreve janë të njëjta, pra janë qytetarë të zhvendosur në mënyrë ilegale, të cilët kanë shkaktuar zjarret.”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.
Dëshmitarët në vedin e ngjarjes për Televizionin tonë vetëm pohuan se kanë parë se si po përhapeshte një flakë e madhe, por nuk kishin idenë se kush po digjej, dhe a ka përsona në të.
“Nuk e di çka ndodhi, vetëm kur e pamë se po përhapet një flakë e madhe, ndërsa unë isha 20 metra larg objektit, vetëm se shumë shpejt është përhapur.”, tha një qytetar.
“Unë isha tek tregu i gjelbërt, dhe prijsa autobusin me numër 70’ i cili na dërgon në fshatin Batinc, vetëm kur kamë kthyer kokën pashë një zjar të madhë, ndërsa rruma pastaj u bllokua.”, u shpreh një qytetar.
“Nuk kemi parë shumë, vetëm kur është përhapë zjarri, pas disa minutave kanë arritë zjarfikësit kaq.”, tha një qytetar.
Pas shuarjes së zjarit, organet Komunale kanë pohuar se tani fillon procesi i hetimit, dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.
FITIM KRYEZIU
