Botë
Zelensky: Izjum, Ballaklia, Kopjnask, Harkhov janë çliruar
19.09.2022 15:46
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përmendur "një seri fitoresh" në fushëbetejë kundër forcave pushtuese ruse...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përmendur "një seri fitoresh" në fushëbetejë kundër forcave pushtuese ruse, por nuk ka përjashtuar mundësinë e rreziqeve të reja siç kanë paralajmëruar ushtritë perëndimore dhe zyrtarët amerikan. Ushtria ukrainase ka deklaruar se forcat e saj zmbrapsën sulmet e trupave ruse në rajonin Kharkiv në lindje dhe Kherson në jug, ku Ukraina nisi kundërofensivën e saj këtë muaj, si dhe në pjesë të Donetskut në jug-lindje. Sipas tyre, trupat ukrainase kishin avancuar në bregun lindor të lumit Oskil në rajonin e Kharkiv. “Nga dita e diel, Ukraina kontrollon bregun lindor”, Por Zelensky, ka thënë se bisedimet me Rusi në këto moment janë të vlefshme.
“Izjum, Ballaklia, Kopjnask, dhe i gjith rajoni i Harkhovit janë qytetet që i kemi çliruar. Këto fjal dëgjohen tash, dëgjohen gjithandej, dëgjohet Mariupol, Mejtopol dhe Kenson por do të dëgjohen edhe më zëshëm kur do ti çlirojm. Ne nuk flasim për diçka që nuk është e jona për shkak se Ukriani duhet të jetë e Lirë.”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Qytetarët e Izumit janë të traumatizuar pas gjashtë muajsh luftë dhe pushtim, por gëzimi i çlirimit është gjithsesi i madh.
“Ishte e tmerrshme.”, tha një qytetare.
“Ne nuk dimë asgjë. Nuk kishim shërbim celular ose asgjë.”, u shpreh një qytetare.
Ata nuk kanë dëgjuar ende për varrezat masive që janë gërmuar jashtë Iziumit, por një nga banorët, Vasily, nuk është i habitur. Ai pa me sytë e tij se si vriteshin njerëz kur lufta ishte në maksimumin e saj në mars
“Asnjë shërbim celular, telefoni nuk funksionoi, pa TV, pa energji elektrike.”, tha një qytetar.
Pasi janë shkëputur nga pjesa tjetër e botës për më shumë se gjysmë viti, banorët e zonave të luftës, ende nuk kanë energji elektrike, ujë dhe ushqim.
GYLTENE SINANI
