Londër, lamtumira e fundit mbretëreshës Elizabeta II
Mijëra njerëz i’a dhanë lamtumirën e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II....

Mijëra njerëz i’a dhanë lamtumirën e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II. Nga Pallati i Westminsterit, arkivoli, i mbuluar me flamurin mbretëror, u transportua nga roja mbretërore në Londër.
Arkivolin e mbretëreshës britanike e përshëndeten njerëz nga vende te ndryshme që erdhën për t'i bërë nderimet e fundit mbretëreshës.
“Ne u përpoqëm të afroheshim në cepin e Hyde Park dhe Ëellington Arch, ku arkivoli do të çohej në makinën e vdekjes."
“Ajo ishte monarkja jonë. Ajo ishte konstantja jonë. Unë thjesht dua t'i them lamtumirë asaj. Dua të shpreh nderimet e mia”
“Unë kam qenë në ushtri për dhjetë vjet dhe thjesht ndjeva se duhet të vija dhe ta bëja këtë për t'i thënë lamtumirë dhe për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë” – thanë disa nga qytetarët që kishin ardhur për të përcjellë për në banesën e fundit Mbretëreshën Elizabet II.
Përveç familjes mbretërore, 2000 të ftuar të nderuar nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë në Ëestminster Abbey.
Mbi qindra shtetarë, presidentë, përfshirë presidentin Pendarovski, kryeministra, politikanë britanikë, kryeministra aktualë dhe ish-kryeministra britanikë.
Dita kombëtare e zisë kulmoi me një heshtje dy minutëshe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Pas heshtjes, në fund u këndua himni kombëtar me një tekst të modifikuar në fund – “Zot, ruaje Mbretin”.
Me kërkesë të Mbretëreshës, procesi funeral nga Abbey në Kështjellën Ëindsor u drejtua nga anëtarët e familjes mbretërore të udhëhequr nga Mbreti Charles III, dhe ushtarë nga të gjitha pjesët e Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë funeralit, ora e Big Benit trokiste pandërprerë. Në Hyde Park's Ëellington Gate, arkivoli do të transferohet në një makinë qelqi për udhëtimin dy-orësh në rrugët e fshatit për në Kështjellën Ëindsor, ku mbretëresha Elizabeth II pushon së bashku me bashkëshortin e saj Philip, prindërit dhe motrën Margaret. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
