Nuredini: Kujdes me çka ngroheni, të mos e ndotim ambientin
Ministri i ambientit, Naser Nuredini....

Ministri i ambientit, Naser Nuredini, apeloi qytetarët që të mos përdorin materiale të dëmshme ngrohëse për të shmangur ndotjen e ajrit gjatë sezonit të ngrohjes.
“Nuk do të thotë se të gjithë duhet të ngrohemi me gjithçka që është e mundur, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të jenë më efikas në ruajtjen e energjisë.
Është më e lirë te ngrohesh me energji elektrike, nga paletat, etj. Por do të thotë që nëse përdorim biomasë për ngrohje, duhet të kujdesemi për cilësinë e saj dhe jo të djegim gjithçka që është e mundur. Mendoj se jemi të vetëdijshëm dhe do të kujdesemi për mjedisin tonë. Nëse ngrohemi me gjithçka që është e mundur do të thotë se do t'i ndotim fëmijët dhe familjet tona”, deklaroi minsitri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, NaserNuredini.
