Kamjan, lëshohet në përdorim ujësjellësi
Është lëshuar në përdorim ujësjellësi i ri për fshatin Kamjan....

Është lëshuar në përdorim ujësjellësi i ri për fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, tha se pas ujësjellësit të fshatit Kamjan pritet që së shpejti të fillohet edhe projekti për ujësjellësin në fshatin Pallçisht të kësaj komune.
“Me këtë rast është bërë rikostruimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit në gjatësi rreth 9 kilometra dhe më këtë banorët e këtij fshati do të kenë ujë të pastër dhe të shëndetëshëm, diçka që në të kaluarën ishte problematike për këta banorë.Bëhet fjalë për një projekt të madh, që ka vlerën rreth 15 milion denarë, investim i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe paraqet kënaqësi që zgjidhim një problem kyç për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Mund të potencoj se përveç mbylljes së këtij projekti, dua të paralajmëroj tjetër projekt të rëndësishëm që është sistemi për ujë të pijshëm në fshatin Pallçisht, ku jemi në fazën përfundimtare, është zgjedhur realizues i punësve, është zgjedhur edhe organi mbikqyrës dhe javën e ardhshme pritet që të fillojë edhe realizimi i këtij projekti të rëndësishëm me vlerë mbi 300 mijë euro”, - tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, tha se para disa muajve askush nuk besonte se për një kohë të shkurtër do të arrijmë të realizojmë këtë projekt kapital për banorët e fshatit Kamjan.
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e fshatit Kamjan.
Ndërkaq, Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini poashtu paralajmëroi se më së voni pas dy javësh do të fillojë edhe ndërtimi për ujësjelllësin e fshatit Pallçisht.
Për komunën e Bogovinës nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, janë ndarë edhe 700 mijë euro për rikostruimin e rrugëve lokale. (Visar Sadiki, TVM2)
