Seanca të katër komisioneve parlamentare
Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji...

Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, dhe për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve dhe të Komisionit legjislativ-juridik.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtimtari, sipas procedurës së shkurtuar, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisionin legjislativ-juridik.
Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë duhet të shqyrtojnë kërkesën nga Agjencia për siguri kombëtare për dhënien e pëlqimit për emërimin e udhëheqësit të njësisë organizative për kontroll të brendshëm në Agjenci.
Para anëtarëve të Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve do të gjendet Raporti i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e masave të veçanta hetimore në vitin 2021 dhe Plani vjetor financiar i rishikuar për vitin 2022 i Agjencisë operative-teknike për mjetet nga tarifat nga Agjencia për komunikime elektronike.
