Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Maqedoni

21.01.2015 10:12

Ministri federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastijan Kruc sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë në ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki...

Pritet që ministrat Poposki dhe Kruc të bisedojnë për mundësitë për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe bashkëpunim, për integrim evropian të Maqedonisë dhe Ballkanit, si dhe për bashkëpunimin rajonal, posaçërisht në kontekst të Iniciativës së Evropës Qendrore, me të cilën Austria udhëhiqte vitin e kaluar, ndërsa Maqedonia udhëheq këtë vit.

Austria këtë vit do të jetë nikoqire e Konferencës së nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, e cila planikfiohet të mbahet në gusht, si vazhdim i takimit të vitit të kaluar në Berlin.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri austriak i Punëve të Jashtme do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski.