Ankara, Izraeli emëroi ambasadorin e ri në Turqi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nis punimet teksa bota përballet me kriza të shumta...

Qeveria izraelite emëroi sot një ambasador të ri në Turqi, që është konfirmimi i përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas më shumë se një dekade lidhjesh diplomatike. Irit Lilian, një diplomate e rangut të lartë që ka qenë në krye të ambasadës izraelite në Ankara për dy vitet e fundit, do të jetë ambasadori i ri, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme izraelite. Ajo është zyrtarja e parë izraelite që mban këtë post që nga viti 2018, kur Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli dhe dëboi ambasadorin izraelit në shenjë proteste për vrasjen e dhjetëra palestinezëve në protestat përgjatë kufirit me Rripin e Gazës.
Marrëdhëniet mes dy vendeve filluan të përkeqësohen pas vitit 2003, kur Rexhep Tajip Erdogan, një kritik i hapur i qëndrimit të Izraelit ndaj palestinezëve, u zgjodh kryeministër i Turqisë. Tensionet arritën kulmin në vitin 2010, kur forcat izraelite vranë nëntë aktivistë turq gjatë një bastisjeje në një anije turke që kishte shkelur bllokadën izraelite për të ofruar ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Izraeli dhe Turqia njoftuan zyrtarisht në qershor se do të rivendosin plotësisht marrëdhëniet diplomatike, duke përfshirë shkëmbimin e ambasadorëve.
