Maqedoni
LSDM: Mickoski hesht për tenderin prej 136 milion eurosh
20.09.2022 13:45
Mickoski dhe VMRO-DPMNE për shtatë ditë hesht për rolin e Hristijan Mickoskit..

Mickoski dhe VMRO-DPMNE për shtatë ditë hesht për rolin e Hristijan Mickoskit në tenderin kontestues prej 136 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, thotë LSDM. Kuadrot e Mickoskit, si ish-shefi i shtabit, Zlatko Perinski, akuzohen nga Danela Arsovska se janë kapur në flagrancë. Gjatë gjithë javës vazhdojnë akuzat e ndërsjella për krim të dyshuar, Mickoski hesht për rolin e tij në të gjith këtë.
“Institucionet kompetente kanë filluar të veprojnë në tingullin e zërit dhe është mirë që ky rast është hetuar plotësisht dhe nëse konstatohet përgjegjësi, të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
