Maqedoni
VMRO-DPMNE: S’kemi asnjë lidhje me Arsovskën
20.09.2022 14:10
VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk ka më asnjë lidhje me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska....

VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk ka më asnjë lidhje me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Nga kjo parti thonë se Arsovska ka koalicion me LSDM-në, pasi sipas tyre, kjo parti po paguan billbordet e Arsovskë.
“Arsovska nuk ka më asnjë lidhje me VMRO DPMNE-në, me shëndet koalicioni me LSDM-në antimaqedonase dhe dezertore, e cila paguan billbordet dhe reklamat, thonë nga VMRO-DPMNE. LSD paguan për billbordet dhe videot e Arsovskës, një koalicion i dezertuesve i bazuar në kërcënime dhe interesa të biznesit. Nuk kaluan pak ditë, u zbuluan motivet e vërteta të Arsovskës, kanë efekt takimet sekrete mes dezertorin Kovaçevski me Zeçeviqin, paguajnë billbordet nëpër Shkup, për propagandë politike”, thonë nga VMRO-DPMNE.
