Maqedoni
Sh. M. “Arseni Jovkov” dhe “Megjashi”, me aktivitete përcollën mesazh për paqe në botë
20.09.2022 15:57
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Shkolla e Mesme “Arseni Jovkov” në bashkëpunim me Ambasadën e Parë të Fëmijëve “Megjashi”...

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Shkolla e Mesme “Arseni Jovkov” në bashkëpunim me Ambasadën e Parë të Fëmijëve “Megjashi”, organizuan aktivitete me nxënësit për të përcjellë mesazhin e paqes në të gjithë botën, mesazh kundër luftërave ku do të mbizotërojë dashuria dhe mirëkuptimi mes njerëzve.
“Me një proces të improvizuar gjyqësor nga kjo shfaqje do të dënohet lufta dhe në anën tjetër do të fitojë paqja. Jashtëzakonisht mirë, sepse nxënësit një javë kanë punuar, mendoj krejt punëtoritë që i kanë bërë me shpirt e me zemër shkaku se bëhet fjalë për paqen, dashurinë, sidomos për gjeneratat e reja, që është jashtëzakonisht e rëndësishme, pra paqja.”,- tha profesori në Shkollën E Mesme “Arseni Jovkov”, Enver Ajdini.
“Përmes programit të arsimit paqësorë, edhe profesorët, edhe nxënësit ndërtojnë kulturë kundër dhunës, mirëkuptim dhe respekt mes vete prej moshave të reja, por argumentet do të na tregojnë se si të rriturit veprojnë, në fakt, se ky është një refleks i gjithçkaje që po ndodh në një shoqëri globale të nivelit botëror. Kështu që sfida është e madhe për të punuar përmes arsimit paqësor, për të shmangur të gjitha konfliktet e mundshme që mund të çojnë në luftë.”,- tha themeluesi i Ambasadës së Parë të Fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac.
Asambleja e Përgjithshme e ka shpallur këtë si një ditë kushtuar forcimit të idealeve të paqes, si brenda ashtu edhe midis të gjithë kombeve dhe popujve në botë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
