Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, anulohet seanca, nuk ka prokurorë të rinj në PNKOK

20.09.2022 16:13

Këshilli i Prokurorëve për herë të tretë anuloi seancën për zgjedhjen e prokurorëve të rinj në vendet e zbrazëta në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion....

Këshilli i Prokurorëve për herë të tretë anuloi seancën për zgjedhjen e prokurorëve të rinj në vendet e zbrazëta në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Kryetari i Këshillit, Antonio Jolevski, tha se anëtarët e këshillit kanë kërkuar kohë plotësuese që të analizojnë punën e deritanishme të kandidatëve, para se të formojnë mendim. Këto arsyetime këshilli i kishte edhe në seancat e anuluara paraprake. Janë paraqitur 6 kandidatë për 4 vende të lira. Sipas Jolevskit, anulimi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk do të ndikojë në punën e prokurorisë.
 
“Duhej të kontrolloheshin materialet në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, megjithatë ndodhën ato ngjarje që ishin atje dhe me shefen e kësaj prokurorie dhe të gjithë ato materiale tani duhet në mënyrë plotësuese të kontrollohen. Prej atje kemi 4 prokurorë të paraqitur, ndaj 3 ka procedurë, 1 prej tyre është larguar nga puna dhe për gjithë këtë në mënyrë plotësuese do të bëhen kontrolle për kandidatët. Ne duam të zgjedhim sa më shumë kuadro cilësorë.”,- tha kryetari i Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski.
 
Jolevski thotë se aktakuza kundër një ish prokurori nuk është e vetme. Ai kërkon të vazhdojnë kontrollet e përforcuara mbi punën e prokurorëve që vet kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë pritur që të shkarkohen.
 
“Nuk mund ta udhëheqim procedurën disiplinore nëse ai prokurorë me kërkesë të tij, që më pas e kritikojnë prokurorinë, e anashkaloi atë procedurë që duhej të udhëhiqet këtu dhe të konstatohet se në mënyrë jo profesionale dhe të pandërgjegjshme e ka kryer punën. E anashkalojnë atë epitet dhe në fund dalin si hero.”,- u shpreh kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski.
 
Shef i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, që e drejtonte Ruskoka, me ndryshimet e reja ligjore, do të zgjidhet me vota  nga ana e 163 prokurorëve në vend në fund të muajit tetor.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI