Dita Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për “Rritjen”, “Rritja”: Vetëm dy matje mund ta ndryshojnë jetën

20.09.2022 16:35

Me moton “Vetëm dy matje të gjatësisë...

Me moton “Vetëm dy matje të gjatësisë në vit mund ta ndryshojnë jetën e fëmijës tuaj” u shënua Dita Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritjen. Buxheti i siguruar nga Fondi Shëndetësor prej 61.8 milion denarë mundëson trajtimin me terapi të 150 deri në 160 fëmijëve që kanë problem me rritjen, theksojnë nga Shoqata Qytetare “Rritja”.

Nga kjo shoqatë theksojnë se koha e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve nuk mund të kthehet prapa, ndërsa pasojat janë të përhershme.                       

“A e dini se këta fëmijë nëse nuk trajtohen kanë rritje të paraqitjes së sëmundjeve të zemrës, apo të sistemit kardiovaskularë, sulme në tru, depresion, shtim në peshë me të gjitha rreziqet që i sjell trashësia. Mbani mend: secili nga ne duhet ta ketë në kokë se ngecja e rritjes është një nga simptomat e shpeshta që na zbulon shumë sëmundje të tjera që janë shkaktarë.”,- tha Aleksandar Petrovski nga Shoqata “Rritja”.                                                        

“Kontrollet preventive që në esencë nënkuptojnë matje dy herë në vit të rritjes së fëmijëve, nga ana e institucioneve shëndetësore, mjekëve amë dhe mjekët që i kryejnë kontrollet sistematike në moshën parashkollore dhe shkollore mundet shumë lehtë të zbulohet kjo mungesë te pacientët tanë më të rinj. Si ministri dhe shtet tanimë kemi terapi adekuate. Zbulimi i hershëm jep sukses në trajtimin e këtyre pacientëve.”,- theksoi zëvendësministri i shëndetësisë, Vlladimir Rendevski.

Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Sofianova, tha se nëse hormoni i rritjes do të jepej në kohë do të shmangeshin shumë probleme tjera shëndetësore.                                                                                          

“150 fëmijë kanë mundësi të pranojnë hormonin e rritjes që nuk është pak. Më herët kishim probleme pritej gjatë në atë listë dhe siç e dini pritja rrezikon shëndetin. Çdo shtyrje për një vit nëse nuk ka mundësi, do të thotë ngecje në rritje dhe humbje të funksioneve të rëndësishme në organizëm.”,- theksoi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova.

Numri i pacientëve të shëruar deri tani në klinikën e fëmijëve ka arritur në mbi 110 fëmijë, ndërsa 150 deri në 160 mund të vazhdojnë të trajtohen, pasi janë siguruar medikamentet e nevojshme theksojnë nga shoqata rritja dhe institucionet shëndetësore. (Gyltene Sinani, TVM2)