Kryesuesi bullgar në Komisionin e Historisë: RMV t’i bëjë ndryshimet e teksteve menjëherë

20.09.2022 17:34

Bullgaria kërkon ndryshimin e menjëhershëm...

Bullgaria kërkon ndryshimin e menjëhershëm të librave të historisë. Bashkëkryesuesi nga pala bullgare në komisionin e përzier historik, Angel Dimitrov, deklaron se shteti jonë nuk ka gatishmëri për  t’i bërë ndryshime në tekstet shkollore dhe se disa anëtarë janë nën presion politik.

“Ajo që është vendosur dhe paralajmëruar është  se duhet t’i qasemi ndryshime të librave shkollorë të tyre. Flasim për librat jashtë historisë sonë të përbashkët. Vërejtjet për librat tanë janë të përgjithshme dhe nuk prekin çështje të rëndësishme, pra është një dëshirë e shkretë. Atë që duhet ta bëjnë është që të kenë qasje reciproke, respektimin e komisionit të përbashkët, dhe të bëjnë ndryshime serioze në librat e tyre . Kjo duhet të bëhet menjëherë. Librat mund të plotësohen, pa pasur nevojë të botohen të reja.”,- tha bashkëkryesuesi Angel Dimitrov në Komisionin e Historisë nga pala bullgare.

Dimitrov kërkon nga pala maqedonase të pranojë tërë historinë reale të shekullit të kaluar, dhe mos t’i bëhet obsesion vetëm periudha e pas luftës së dytë botërore.

“Nuk kanë të dhëna reale për atë  çka ka ndodhur në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, kur popullata atje  është deklaruar serb dhe kur pati regjim terrorist, kur kishte dhunë dhe presion të madh. Kjo si duket aspak nuk ju intereson. I dinë vetëm propagandat dhe manipulimet pas vitit 1944.”,- theksoi Dimitrov.

Sipas Dimitrovit, në takimin e fundit  të  komisionit,  sërish nuk është arritur asnjë rezultat dhe se janë shqyrtuar vetëm institucionet kishtare të mesjetës dhe eventualisht manifestimi i përbashkët për figurën e Goce Dellçevit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)