Covid-19, 75 raste të reja në 24 orët e fundit
20.09.2022 17:50
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit.....

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 887 teste, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Janë regjistruar 99 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.323, numri i të shëruarve është 332.150, numri i atyre që humbën jetën është 9.524, ndërsa numri i rasteve aktive është 649.
