Një burrë i dyshuar për terrorizëm iu dorëzua policisë belge

21.01.2015 10:19

Burri të cilin po e kërkonte policia spanjolle lidhur me operacionin antiterrorist në qytetin belg Vervie, iu dorëzua policisë belge...

Abdelmunaim Hadad (21) vetë i është dorëzuar policisë në periferi të Brukselit. Ai ka pasur hallkë elektronike dhe është marrë në pyetje nga policia dhe pritet vendimi gjyqësor nëse do të jepet urdhri për arrestimin e tij.

Një burrë tjetër, i dyshuar se është arratisur në Spanjë, holandezi 18-vjeçar Zaid Kulis akoma nuk ka qasje për policinë. Policia holandeze ka kryer bastisje në shtëpinë e prindërve të tij në qytetin Utreht, me ç'rast ka marrë kompjuterë dhe telefona celular. Pasaporta e tij është gjetur në qytetin belg Vervie gjatë operacionit antiterrorist, me ç'rast janë vravë dy të dyshuar. Prindërit e Kulisit që në shtator e kanë paraqitur në polici si të zhdukur.

Në operacionin antiterrorist në Belgjikë janë arrestuar 13 persona, pesë prej të cilëve akuzohen për pjesëmarrje në grupin terrorist. Dy refugjatë janë arrestuar në Francë dhe në Belgjikë dhe kërkuan që të ekstradohen. Një person tjetër u arrestua në Athinë dhe u pajtua që të ekstradohet në Belgjikë.