Seanca të katër komisioneve kuvendore
Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të komisioneve për arsim dhe sport...

Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të komisioneve për arsim dhe sport, për shëndetësi, mbrojtje dhe siguri, si dhe Komisioni juridiko ligjdhënës.
Në rendin e ditës të seancave të Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe juridiko ligjdhënës, janë Propozim-vendimi për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve në tregjet e energjisë elektrike, si dhe Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë së shfrytëzimit të lëndëve djegëse alternative dhe kushteve të tregut të energjisë termike.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë kombëtare për programet arsimore evropiane dhe lëvizshmërisë, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për universitetet e hapura civile për mësim gjatë gjithë jetës do të jenë pjesë e agjendës së planifikuar për seancën e 17-të të Komisionit për edukim dhe sport në rend të ditës.
Në rendin e ditës të tre seancave të Komisionit për shëndetësi janë disa zgjidhje ligjore nga fusha e mbrojtjes shëndetësore, ndër të cilat janë projektligjet për ndryshimin e ligjit për përsosjen e vazhdueshme profesionale të mjekëve të mjekësisë dhe për ndërprerjen e shtatzënisë.
