Maqedoni

Nju Jork, takimi Osmani-Ricker: SHBA-të, garanci e stabilitetit në Ballkan

21.09.2022 12:00

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Sesionit të Përgjithshëm të 77-të të Kombeve të Bashkuara, pati një takim me Philip Ricker, këshilltar i lartë i SHBA-së për negociatat Kaukaziane.

Në takim u diskutua për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me theks në prioritetet, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen në këtë kontekst.

Në të njëjtën kohë, u riafirmua aleanca e fortë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me fokus të veçantë në dialogun strategjik të zhvilluar së fundmi mes dy vendeve, si një pikë kthese e rëndësishme në marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, ku Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për procesin integrues evropian. Në të njëjtën kohë, angazhimi i vazhdueshëm amerikan në Ballkanin Perëndimor u mirëprit si një garanci e rëndësishme për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë.

Ministri Osmani, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme tëKB-së , u takua edhe  me shefin e diplomacisë së Qipros, Yanis Kasoulides, i cili rikonfirmoi mbështetjen e politikave europiane të zgjerimit per vendet e Ballkanit Perendimor, me theks  atë të RMV-së.