Shkupi dhe Tetova sot në mëngjes qytetet më të ndotura
Ajri sot në mëngjes është i ndotur në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kavadar. Matjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë se në Shkup në stacionet e matjes është evidentuar prezencë e grimcave PM 10 mes 250 dhe 300 mikrogram, ndërsa në Tetovë mbi 300 mikrogramë....

Në Manastir dhe Kavadar niveli i grimcave është më i ulët, mes 100 dhe 150 mikrogram, por edhe atje është mbi 35 migrogramët e lejuar maksimal në metër kub.
Gjatë natës është regjistruar edhe prezencë e PM 10 grimcave mes 300 dhe 500 mikrogramëve.
Për shkak ndotjes qyteti i Shkupit dje dërgoi më shumë rekomandime deri te qytetarët.
Lëvizjen në sipërfaqe të hapur qytetarët ta bëjnë vetëm në dalje të domosdoshme, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe njerëzit më të vjetër të mos dalin në sipërfaqe të hapura, të mos ajrosen hapësirat dhe automobilat të mos shfrytëzohen pa nevojë.
Rekomandohet të mos shfrytëzohen pajisje për ngrohjen e hapësirave dhe për gatim të vajrave fosile, posaçërisht nëse pronarët dhe shfrytëzuesit janë të vetëdijshëm se nuk kanë siguruar dalje efikase të tymit, qytetarët dhe personat juridik t'i anulojnë të gjitha aktivitetet me kimikate korozive, ngjitës, ngjyra, llaqe, pesticide dhe të ngjashme, me të cilat ndotet ajri në hapësira, ndërsa gjatë ngrohjes së shtëpive të mos shfrytëzojmë vajra të padefinuara dhe materie mbeturinash nga proceset e ndryshme teknologjike (vaj mbeturinë, llaqe dhe mbeturina me ngjyrë nga druri dhe mobilje, shkumë deti, ambalazhë plastike, gomë dhe materiale sintetike).
Shoferët e automjeteve të rënda transportuese rekomandohet ta respektojnë sinjalizimin e komunikacionit për qarkullim nëpër qytet, pronarët dhe shfrytëzuesit e kamionëve të mos i shfrytëzojnë nëse nuk e kanë rregulluar lëshimin e gazrave ndotëse, ndërsa menaxherët e kantiereve të ndërtimit para lëshimit të kamionëve jashtë nga kantieri i ndërtimit detyrimisht të organizojnë larje të gomave për shkak të largimit të baltës dhe pluhurit, ndërsa gjatë transportit të materialeve nga minimi ndërtimor i njëtji të mbyllet me mushamë, qëndron në rekomandimet.
Deri te sipërmarrësit apelohet proceset e tyre teknologjike t'i kryejnë me kujdes të madh dhe të shmangin gjithçka që nuk është e nevojshme, ndërsa mund të ndikojë në cilësinë e ajrit në qytet, si dhe të bashkëpunojnë me vëzhguesit e përforcuar inspektues, Inspektoratin e Qytetit të Shkupit.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve të përmbahen rekomandimeve të dhëna me ç'ka do të japin kontribut personal për cilësi më të mirë të ajrit në qytet , që është nevojë e përbashkët dhe qëllim ndaj të cilit të gjithë së bashku duhet të përmbahemi.
Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se ndotja e ajrit është falë para se gjithash gjendjes stabile të motit karakteristik për fushëgropën e Shkupit në kushte dimërore, e cila nuk lejon distribuimin e matereive ndotëse.
