Maqedoni

Gir: Procesi i skriningut po ec mirë, në fokus - sundimi i ligjit dhe financat publike

21.09.2022 15:17

Procesi i skriningut po zhvillohet mirë...

Procesi i skriningut po zhvillohet mirë dhe Bashkimi Evropian është i kënaqur si nga puna e ekipit që ndodhet në Bruksel që nga 15 shtatori por edhe nga zbatimi i reformave që ndodhin në vend në të njëjtën kohë. Gjithsesi, procesi është një maratonë që kërkon shumë përkushtim, thotë mes tjerash euroambasadori, David Gir.

“Skrinungu fillon me sqarimet që jep Komisioni Evropian për standardet dhe kërkesat që vendi duhet të plotësojë për t’u anëtarësuar. Mendoj se po ec mirë. Po shoh angazhim të madh nga partnerët këtu në Maqedoninë e Veriut, por ka edhe shumë punë për t’u bërë. Ky është një proces i gjatë në muajt në vazhdim ku duhet një angazhim i  madh i të gjitha ministrive.”,- tha ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.

Fillimisht nën thjerrëzën e BE-së do të jetë sundimi i ligjit, menaxhimi me financat publike dhe reforma në administrate.

“Skriningu fillon me ato që janë fondamentale, siç është sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, reforma në administratën publike dhe menaxhimi financave publike. Por, më pas përfshin të gjitha kapitujt, e negociatave, 33 në numër, që mbulojnë të gjitha fushat e veprimit. Me rëndësi është që puna e mirë që ndodh me skriningun në Bruksel përputhet me punën e mirë që bëhet këtu me reformat, në të njëjtën kohë.”,- u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.   

Pas 17 vite numërim në vend, vendi filloi negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në BE. Ekipin negociator e kryeson vetë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiç, ndërkaq procesi i skriningut filloi më 15 shtator, me takimet shpjeguese.

Skrinungu në tërësi pritet të përfundojë deri në nëntor të vitit 2023. Kusht për vazhdimin e procesit negociues është ndryshimi i kushtetutës për të përfshirë komunitetin bullgar dhe disa komunitete të tjera në preambulë.( Shpëtim Nuredini, TVM2)