Ura e gurit “bashkoi” të gjithë nxënësit, “ndasitë të jenë e kaluar, të promovohet paqja”
Duhet t’i jepet fund diskriminimit...

Duhet t’i jepet fund diskriminimit, urrejtjes, pabarazisë dhe nacionalizmit dhe të promovohet paqja liria dhe vlerat evropiane. Kështu vlerësuan të rinjtë nga shkollat fillore dhe të mesme të vendit, pjesëtar nga të gjitha bashkësitë etnike të cilët simbolikisht u takuan në Urën e Gurit për të treguar se ndasitë i takojnë së kaluarës dhe për të shënuar ditën ndërkombëtare të paqes.
Secili prej tyre ka përkufizim për atë se çka nënkupton paqja dhe cila është rëndësia e saj.
“Si për të gjithë nxënësit është liria e shprehjes, pa frikën se do të gjykohemi nga të tjerët, por edhe lufta në Ukrainë, rastin në Arabi e Siri dhe vendet tjera ku fëmijët ngelen pa shtëpi, pa prind, duhet të rriten vet prej në moshë të vogël.”,- tha një nxënës.
“Paqja nënkupton kur ne jemi në paqe me vetveten, me mendimet dhe dëshirat tona dhe kur ne do t’i respektojmë këto dëshira të njëri-tjetrit, mund të krijojmë mrekulli në botë.”,- u shpreh një nxënës.
“Pavarësisht nacionalitetit apo racës, ne të gjithë jemi të njëjtë dhe këtë asnjëherë nuk duhet ta harrojmë si dhe mesazhi im për këtë ditë është të ndërtojmë paqe dhe të harrojmë bullizmin.”,- theksoi nxënës.
Projekti “Zgjedhja e konflikteve në mënyrë paqësore” të iniciuara nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi”, kanë ndikuar që në shkollën “Pançe Karagjozov” të ndërpritet rrahja e nxënësve mes bashkësive të ndryshme etnike, rikujton profesoresha Zymrete Jakupi, e cila potencon se mosnjohja e njëri-tjetrit sjell dhunën mes nxënësve.
“Mu për shkak të frikës njerëzit janë edhe më të dhunshëm dhe u munduam që përmes projekteve nga Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi, arrijmë shumë sukses. Arritëm të ndalim dhunën mes nxënësve dhe të shoqërohen, ata që sot e kësaj dite që dalin së bashku në kafene dhe kjo ishte motivi im që unë të vazhdoj me projekte multinacionale në shkollën tonë.”,- u shpreh profesoresha, Zymrete Jakupi.
Programi arsim paqësor u realizua me ndihmën e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi. (Flutura Latifi, TVM2)
