Mali i Zi drejt zgjedhjeve, Gjukanoviç refuzon kandidatin për kryeministër
Mali i Zi drejt zgjedhjeve, Gjukanoviç refuzon kandidatin për kryeministër....

Mali i Zi me gjasë po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka refuzuar nismën për kandidaturën të dorëzuar nga Fronti Demokratik, dhe URA e Dritan Abazoviqit që Miodrag Lekiç të jetë i mandatuari për formimin e qeverisë së re.
Propozimi është dorëzuar pa nënshkrimet e 41 deputetëve të nevojshëm. Presidenti Gjukanoviç në letrën drejtuar kryetares së parlamentit, thotë se nuk mund të pranojë propozimin për mandatarin e ri pasi, sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme. Gjukanoviç shprehet se nuk ishte i bindur se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, “që do t’u ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira. Sipas Gjukanoviç zgjidhja e situatës politike është shkurtimi i mandatit të parlamentit, që do të hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kujtojmë se Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq, pasi ai nënshkroi një marrëveshje të kontestuese me Kishën Ortodokse Serbe.
