Mbi 900 milionë euro të Trepçës pretendohen nga Kosova
Borxhi nga Trepça që pretendojnë të gjithë pretenduesit kreditorë, sipas Agjencisë kosovare të privatizimit, është rreth 1.4 miliardë euro...

Pretendimet nga Serbia janë në vlerë prej 336 milionë eurove.
Pothuajse dy të tretat e borxhit të pretenduar ndaj “Trepçës” janë bërë nga Kosova. Rreth 910 milionë euro është borxhi që pretenduesit dhe kreditorët nga Kosova kanë ndaj “Trepçës”, shkruan sot Koha Ditore.
Agjencia kosovare e privatizimit ka refuzuar t'i japë në detaje kërkesat që janë parashtruar nga pretenduesit dhe kreditorët ndaj "Trepçës", duke u arsyetuar se kjo mund të shkaktojë hutim në publik.
Kanë dhënë vetëm shumë totale të pretendimeve, që, sipas tyre, është 1.4 miliardë.
Por gazeta ka marrë vesh që fjala është për 1 miliard e 334 milionë euro. Shifra prej 1.4 miliardëve për herë të parë është përmendur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kur është arsyetuar për tërheqjen e Ligjit për ndërmarrjet publike nga votimi në Kuvendin e Kosovës.
