Raportet e brishta Kosovë-Serbi, Kurti: Beogradi të mendojë mirë para se të veprojë
Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë...

Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë, është shprehur kryeministri i Kosovës Albin Kurti për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta me Serbinë.
Sipas tij, “Serbia nuk është demokratike dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç si një autokrat vendos për çdo gjë në Serbi”, ndërsa shpreson për një marrëveshje me Serbinë.
Kurti deklaroi se nuk do të lejohet themelimi i një republike serbe në Kosovë, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë.
Ai ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ishte e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova varet në sigurinë e amerikanëve.
