Gjykim për Dragi Rashkovskin, Piperevski: Softueri i Rashkovskit nuk funksionon
Softuerin që e ka siguruar Dragi Rshkovski....

Softuerin që e ka siguruar Dragi Rshkovski si sekretar gjeneral i Qeverisë nga Firma "Invoka Group" nuk ka funksionuar. Këtë e ka konstatuar eksperti nga fusha e teknologjisë informatike, Mane Piperevski.
Ai tha se softueri nuk mund të funksionojë që të mund të provohet nëse saktësisht mat shpejtësinë e automjeteve dhe mund të përdoret për shqiptimin e dënimeve.
"Pas instalimit u paraqit një gabim nga i cili softueri nuk mundi të vihet në funksion që të vazhdohet në mënyrë detajore të shihen funksionet e tij. Për këtë arsye erdha në përfundim se softueri nuk funksionon për qëllimin për të cilin është siguruar, nuk është konfiguruar në pajtueshmëri me udhëzimet teknike të CD-së. Pasi nuk ishte funksional, nuk mundëm të dalim në terren për të parë nëse funksionon në pajtueshmëri me urdhrin e prokurorit publik."
Ai njëherit shtoi se softueri ka mundur të funksionojë vetëm me katër kamerat e Qeverisë dhe jo me lloje të tjera.
Ndërkohë, i akuzuari Dragi Rashkovski, me pyetjet e tij deshi të konstatojë se eksperti nuk ka përvojë të testojë lloje të tilla të softuerit, ndërkohë prokuroren Ivana Trajçeva e udhëzoi të mos përzihet aty ku nuk kupton.
"Padyshim se jeni ekspertë, e pashë biografinë tuaj, por nuk e pashë se keni përvojë me sistemin GPS. Ndërsa e gjithë sistemi bazohet në të.",- tha Rashkovski. Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush.
Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
