Nju Jork, seanca e 77 e OKB-së, Guteresh: Krizat e shumta, kërcënim për njerëzimin

21.09.2022 17:42

Bota gjendet në rrezik të madh....

Bota gjendet në rrezik të madh dhe po përballet me kriza të mëdha. Nga kjo situatë dilet vetëm përmes koalicionit botëror. Këto ishin fjalitë  kryesore të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh, në seancës e 77 të kësaj organizate universale.

Porositi liderët botëror  që të  bashkëpunojnë dhe të solidarizohen në krizat që shënon ky vit, kriza për të cilat Guterresh tha se po kërcojnë të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit tokë.

“Nevojitet shpresë dhe vepra që ta lehtësojmë krizat globale me ushqimin. Patjetër të ballafaqohemi me krizën globale të plehrave. Këtë vit bota ka mjaftueshëm ushqim. Problem paraqitet shpërndarja. Por nëse nuk stabilizohet tregu i plehrave artificial, vitin e ardhshëm do të mund të kemi problem me furnizimin me ushqim. Do të vazhdojmë me angazhimin tonë, që t’i eliminojmë  efektet indirekte. Shqetësimi i dytë është ndikimi i rritjeve të mëdha të çmimeve të benzinës për prodhimin e plehrave azotikë, dhe kjo kërkon zgjidhje serioze.”,- tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Në seancën e Kombeve të Bashkuara, merr pjesë edhe delegacioni i shtetit, i udhëhequr nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)