BB-ja e mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

21.01.2015 10:35

Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Elen Goldshtajn e mbështeti Qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në sektorin energjetik...

Ajo duke e prezantuar raportin ekonomik të BB-së për Evropën Juglindore theksoi se përparimi i Shqipërisë është në nivel me Rusinë dhe me Ukrainën dhe se zhvillimi i mëtutjeshëm i vendit do të varet nga progresi në eurozonë.

Sipas raportit të BB-së, në vitin 2015 pritet përmirësimi i mëtutjeshëm i aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Në muajt e fundit nga viti 2014 rritja e ekonomisë së Shqipërisë ka të bëjë me rritjen e besimit të biznesit.